FIER - Një shtëpi në pronësi të një 76-vjeçari në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne.
Ngjarja ndodhi në orën 09:40 në lagjen "8 shkurti" ku si pasojë e një qiriu të ndezur ka marrë flakë tapeti dhe më pas disa orendi.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
"Sot rreth orës 09:40, në lagjen "8 Shkurti" në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qeriu të ndezur, ka marë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi. Nuk ka persona të lënduar" - njofton policia.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.