Qirjako Qirko:S'ka largim apo 
 tkurrje të OSBE në Shqipëri

Qirjako Qirko:S'ka largim apo <br /> tkurrje të OSBE në Shqipëri
TIRANE- Nuk ka asnjë përpjekje të qeverisë shqiptare për të larguar Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com” shpjegon se nuk kërkohet në asnjë mënyrë largimi i kësaj organizate, dhe as tkurrja e saj.

Qirko sqaron se shkresa e nisur prej tij disa ministrive, ku kërkohej informacion mbi projektet e OSBE-së në vendin tonë, synon vetëm të inventarizojë projektet dhe marrëveshjet, dhe në asnjë mënyrë, nuk ka për qëllim tkurrjen e misionit të OSBE-së. Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së shprehet se në kuadër të një VKM-jë që qartëson rolin e Ministrisë së Jashtme në marrëdhëniet me shtete apo organizata shumëpalëshe, shkresa të tilla ministrive u janë dërguar edhe në lidhje me fondet që vijnë nga shtete apo organizata të tjera.

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA

Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA