TIRANE - Incidenti i ndodhur në fshatin Derviçian, mbas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku një grup i vogël të rinjsh kanë lëshuar parulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti, është cilësuar si një rast sporadik dhe se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi. Kjo u konfirmua gjatë takimit ndërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme Qirjako Qirko, dhe Ambasadorit grek në Tiranë, Leonidhas Rokanas.
Duke e dënuar këtë incident dhe duke e quajtur atë një rast krejt të veçantë i cili nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në frymën e bashkëjetesës midis shqiptareve dhe minoritarëve, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së i bëri të ditur Ambasadorit Rokanas reagimin e shpejtë të policisë së shtetit, e cila vuri para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës.
Gjithashtu, Qirko informoi se autoritete e pushtetit vendor dhe të policisë së Qarkut të Gjirokastrës kanë marrë kontakte me banorët dhe Kryeplakun e fshatit, që pohuan se ngjarja në fjalë ishte një rast i veçantë dhe se gjendja në fshat është krejt e qetë.
Ambasadorit grek iu kërkua që ky rast sporadik të mos ketë asnjë ndikim negativ në marrëdhëniet dypalëshe, mbasi përkatësia euroatlantike e dy vendeve përjashton çdo fenomen negativ që cënon vlerat e përbashkëta.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

MJ Greke "proteston": Të dënohet dhuna ndaj minoritetit grek