QKR, në janar më pak regjistrime
rriten 21% ç'regjistrimet  

Ritmi i regjistrimit të bizneseve të reja ka rënë në muajin janar, referuar të dhënave që ofron Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Sipas të dhënave, numri i bizneseve të reja arriti në 2.302 në janar të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër ishte në 2.439.

Ndërsa në tendencë të kundërt kanë rezultuar çregjistrimet. Sipas të dhënave zyrtare të QKR-së, ato u rritën në janar 2016.

Më konkretisht, numri i bizneseve që u mbyllën arriti në 457 nga 377 që u regjistruan në  të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rritje 21%.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij