Qofte me oriz në salcë
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 1 vezë
- 1 qepë
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 fl kafe oriz
- Majdanoz
- Kripë, piper
Për salcën:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
- 3 lgj vaj ulliri
- 500 ml ujë
- 1 qepë
- 4 patate
- 2 lgj salcë domate
- 1 shkop kanelle
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Mishin e grirë e bashkojmë me orizin, qepën e grirë imët, vezën, majdanozin, kripën, piperin. E punojmë brumin e qofteve në toptha të vegjël dhe i spërkasim me miell. Në një tigan kaurdisim qepën në yndyrë, shtojmë patatet dhe salcën, i lemë të ziejnë pak. Në një tenxhere shtojmë buljon perimesh ose mishi dhe e lemë të vlojë, më pas shtojmë qoftet e mishit dhe masën e salcës të përgatitur në tigan. E lëmë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)