Qofte me salcë kremoze limoni

Përbërësit për qoftet:

  • 200 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • 1 fetë bukë
  • Kripë, piper i zi
  • Pak majdanoz i grirë
  • Vaj luledielli për skuqje

Për salcën:

  • 300 ml lëng mishi
  • 100 ml qumësht
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2–3 lgj gjalpë
  • Lëngu i 1 limoni
  • Spec djegës i grimcuar

Përgatitja:

Në një tas përzieni mishin e grirë, qepën, vezën, bukën e njomur, kripën, piperin dhe majdanozin. Punojeni derisa masa të bëhet homogjene. Formoni qofte të vogla me duar dhe skuqini lehtë në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë (nuk është e nevojshme të piqen plotësisht, pasi do të gatuhen edhe në salcë). Në një tenxhere ngrohni vajin ose gjalpin, shtoni miellin dhe përziejeni për rreth 1 minutë. Hidhni gradualisht lëngun e mishit duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Shtoni qumështin dhe ziejeni derisa salca të trashet. Hidhni lëngun e limonit dhe përziejeni. Vendosni qoftet në salcë dhe ziejini në zjarr të ulët për 10–15 minuta, derisa të gatuhen plotësisht. Në fund spërkatini me spec djegës të grimcuar dhe, nëse dëshironi, pak majdanoz të freskët.