Qofte të rreme në salcë me kos dhe hudhra
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 1 lk sodë buke
- 2 kokrra vezë
- 3 filxhan kafeje vaj
- 3 gota kos
- 4-5 thelpinj hudhër
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:

Rrahim në një tas vezët, shtojmë pak kripë dhe ujë të vakët dhe më pas hedhim miellin së bashku me sodën e bukës. E punojmë mirë brumin i cili duhet të jetë gati si një brumë për petulla. Më pas skuqim qoftet në vaj të nxehtë lugë-lugë.
Tek kosi shtojmë hudhrat e shtypura, kripë dhe vaj ulliri. Vendosim qoftet e rreme në një pjatancë dhe i shërbejmë duke i mbuluar me kremin e kosit.
MC/Shqiptarja.com
Komento
Komente

