TIRANE - Fjalimi i kryeministrit Edi Rama dje në Beogradin zyrtar, vlerësohet nga Akademiku Rexhep Qosja si historik. Në një intervistë për televizionin A1 REPORT, akademiku Qosja tha se kryeministri Rama foli me gjuhën e ndërkombëtarëve kur tha se Kosova e pavarur është fakt i patjetërsueshëm dhe shtoi se kjo deklaratë ishte ajo që Kosovarët prisnin të dëgjonin prej tij.
Qosja thote se ligjerata e Rames i ngjante asaj të një politikani dhe intelektualit më të shquar, duke e nxjerrë mbi palët si lideri i parë në Rajon. Përpos kësaj, Qosja tha se kjo u nënvlersua nga kryeministri serb Vuçiç.
Në intervistën për A1 Report, Qosja shkon dhe më tej kur deklaron se qëndrimet e metëjshme të Beogradit zyrtar, tregojnë frikë dhe pasiguri për rritjen e faktorit shqiptar në rajon.
“Vizita e kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd ka rëndësi shtetërore, rëndësi shtetërore për Shqipërinë dhe rëndësi shtetërore për Kosovën. Ishte një vizitë me një rëndësi historike sepse është takimi i parë mes liderëve të lartë shqiptarë dhe udhëheqës të lartë të Serbisë pas afro 70 vjetësh.
Në Kosovë kjo vizitë është pritur me interesim të jashtëzakonshëm për shkak të asaj që është dëshiruar, është pritur, është supozuar ta thotë kryeministri Rama, dhe Edi Rama e tha atë që është dëshiruar dhe pritur në Kosovë. Të gjithë faktorët ndërkombëtare, në radhë të parë perëndimorë i thonë Serbisë ta njohë Kosovën, është një çështje e kryer. Nuk mund ta çojmë Kosovën në Australi, ashtu sikur nuk mund të largojmë Serbinë, do jenë fqinjë gjithmonë. Edi Rama e tha këtë që e thonë faktorët ndërkombëtare, për të mirën e Kosovës e gjithë Shqipërisë e Serbisë. Rama e tha në mënyrën më të mençuar, më politike, më intelelktuale, po nuk gjeti përgjigje shtetërore të denjë”, tha Akademiku Rexhep Qosja për A1 REPORT.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
70.8%
-
Të gabuar
21%
-
Nuk kam mendim
8.2%
Vota total: 219
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte
16 Janar, 09:33
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
16 Janar, 08:59
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh
16 Janar, 08:03
-
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës
16 Janar, 08:01