Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga punimet që vijojnë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Në postimin e tij, Edi Rama sulmon PD-në, kur thotë se ky aks ishte një tjetër rrugë e lëna rrugëve.
"Kantieri Qukës-Qafë Plloçë, në një tjetër rrugë të lënë rrugëve, ku tanimë kanë përfunduar punimet në tunelet 1, 2 si dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës.
Pas një odiseje të gjatë ribërjeje nga e para të projektit të lënë rrugëve në letra bakalli dhe ribërjeje të marrëveshjeve financiare, vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trasesë" shkruan Rama.