TIRANE- Pas zbulimit të rasteve të qumështit me aflatoksinë, Ministria e Bujqësisë doli sot në një konferencë për shtyp për të qetësuar qytetarët duke u thënë të vazhdojnë të konsumojnë qumështin e produktet e tij pasi nuk ka vend për panik.

“Nuk ka asnjë lloj rreziku nga konsumimi i qumësht. Ne mund ta bënim publikisht duke konsumuar qumësht madje edhe nga lotet e bllokuara. Qumështi është brenda parametrave të sigurisë ushqimore. Është e vërtetë se niveli na ka dalë pak më i lartë se i BE-së, por nuk përbëjnë rrezik.” - sqaruan specialistë të minitrisë së Bujqësisë. Madje ata u përpoqën të tregoheshin aq të bindur në deklaratat e tyre sa u shprehën të gatshëm të pinin qumësht nga lotet e bllokuara, të cilat niveli i aflatoksinës kishte dalë pa më i lartë se normat e BE-së.

2 Lote janë bllokur. Konsumatori duhet të jetë i qetë. Unë jam profesionist dhe e deklaroj me përgjegjësinë time. Mos përhapni panik. Ne do ia themi se sa ishte ky nivel i aflatoksinës kur të kemi rezultatet nga Instituti i Romës.”- sqaruan ato më tej.
Ata bënë të ditur se në Institutin e Romës janë dërguar për analizë qumështi që është tërhequr nga konsumatorët.

Specialistët shpjeguan se niveli mbi normat e BE-së i aflatoksinës është krijuar si pasojë e lagështirës së madhe që ka pasur këti ditë, si dhe verës tepër të thatë. Analizat në misër janë bërë dhe nuk kanë dalë gjurmë të aflatoksinës.  Këshillat: Mos i jepni kapfshëve ushqime me myk”.

(sg/shqiptarja.com)