Qumështor
Përbërësit:
- 5 vezë
- 5 lgj miell gruri
- 4 lgj niseshte
- 500 gr sheqer
- 750 ml qumësht
Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët, më pas shtojmë sheqerin dhe e trazojmë derisa vezët të zbardhen dhe sheqeri të tretet. Shtojmë pak vanilje për aromë, hedhim miellin gradualisht duke e situr si dhe dhe niseshten. E trazojmë me një spatul dhe në fund shtojmë qumështin dhe gjalpin e tretur. E trazojmë mirë derisa masa të homogjenizohet dhe të mos mbetet me kokrriza.
E vendosim qumështorin në një tavë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për aq minuta sa të marrë një faqe të kuqerremtë.
MC/Shqiptarja.com
Komente

