Evropa shënon sot identitetin politik të Bashkimit të familjes evropiane. Më 9 maj 1950 Ministri i jashtëm francez Robert Schuman propozoi krijimin e Evropës së organizuar, me qëllim vendosjen e paqes në kontinentin e shkatërruar dhe të ndarë nga të dy luftërat botëore.

Propozimi i njohur si "Deklarata e Schumanit” konsiderohet si fillim i formimit të Bashkimit Evropian.

Schuman parashtroi idenë e përpunuar më parë me ekonomistin dhe diplomatin francez Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut e cila përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”.

Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951.

Sot, 9 maji është shndërruar në një simbol evropian që krahas flamurit, himnit, motos dhe valutës së përbashkët (euro), identifikon subjektin politik të Bashkimit Evropian.

Dita e Evropës është një mundësi për aktivitete dhe festivale, të cilat e afrojnë Evropën me qytetarët e saj më afër njërt-tjetri.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)