TIRANË - Bllokimi i avionit të vogël në plazhin e Divjakës dhe kapja e ngarkesës me drogë ka qënë një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë publikut shqiptar.

Shumica e televizioneve janë përpjekur qëtë informojnë publikun sa më shpejt e më saktë, ç’ka përbën një betejë të fortë në luftën mediatike të mediave shqiptare.

Kjo ka ndodhur edhe dje, ku “A1Report!” ka dalë fitues në betejën e informimit.

“A1Report!” ka qënë televizioni i parë që ka bërë të ditur lajmin e bllokimit të avionit në plazhin e Divjakës. Po kështu, edhe fotografitë dhe më pas, pamjet e para filmike kanë ardhur nga ky televizion informative, që falë punës me përkushtim e profesionalizmit të gazetarëvetë tij, ka informuar me shpejtësi e për më tepër me korrektësi, publikun shqiptar për këtë ngjarje.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)