SHBA - Ish-deputetja amerikane Gabrielle Giffords dhe bashkëshorti i saj, astronauti Mark Kelly kanë njoftuar se do të nisin një fushatë për parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit. Pikërisht dy vjet më parë zonja Gifford u plagos rëndë në kokë, gjatë një atentati në një qendër tregtare të Tucsonit në Arizona, në të cilin mbetën të vrarë 6 persona.
"Amerikanët Përgjegjës për Zgjidhje" është emri i fushatës që synon të mbledhë fondet e nevojshme për çështjen e ndalimit të armëve, thotë Giffords dhe bashkëshorti i saj në një intervistë në një gazetë amerikane.
Javën e kaluar çifti vizitoi Konektikatin për të ngushëlluar familjet e viktimave të tragjedisë në shkollën fillore Sandy Hook. Tragjedia rihapi debatin mbi ligjet për posedimin e armëve dhe mbështetësit e reformës kanë ritheksuar nevojën për kontrolle më të ashpra.
Menjëherë pas tragjedisë Presidenti amerikan Barack Obama premtoi se do të marrë masa për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen. Komisioni i kryesuar nga zëvendëspresidenti Joe Biden do të paraqesë brenda muajit janar një projekt igj mbi çështjen e kontrollit të armëve.
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com