Shtëpia e Bardhë ka refuzuar nënshkrimin e peticionit nga më shumë se 150.000 persona të cilët kërkojnë falje për ish-këshilltarin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snowden, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilltarja e presidentit amerikan Barack Obama në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe luftës kundër terrorizmit, Lisa Monako, në përgjigje të peticionit, tha se Snowden duhet të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përballet me akuzat.
"Vendimi që Snowden të vjedhë dhe të publikojë informacione publike, pati pasoja serioze për sigurinë e vendit dhe të gjithë atyre që çdo ditë punojnë shumë për të mbrojtur informacionet e tilla", tha Monako.
Snowden në vitin 2013 i prezantoi publikut dokumentet sekrete që treguan një numër të madh të projekteve sekrete, të monitorimit dhe përgjimeve përmes rrjeteve telefonike dhe internetit. Ai aktualisht jeton në Rusi, ku i është pranuar dha azili, edhe pse Amerika kërkon ekstradimin e tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com