Pranvera ka filluar mbarë për Kosovën. Krahas pranimit në UEFA dhe marrjes së rekomandimit për liberalizimin e vizave, Kosova po merr pjesë në Expo 2016 në Antalya të Turqisë.

Në ekspozitën "Expo 2016" marrin pjesë 50 shtete.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që bujqësia e Kosovës apo nënsektorë të saj promovohen në panaire të mëdha botërore.

Kosova nuk ka produkte që shet, por aty vizitorët mund të njihen me produktet bujqësore të cilat prodhohen në Kosovë. 

Në këtë ekspozitë Kosova ka vizitorë të shumtë të interesuar të njihen me produktet e saja.

Pjesë e këtij prezantimi do të jëtë ëdhe vidioja reklamuese “M’don .. S’m’don” .

Ideja e kësaj video është të prezantojë lojërat e harruara të fëmijëve. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)