“Asnjë të burgosur”. Kjo është deklarata që ka dhënë president rus Vladimir Putin. Me këtë shprehje, ai la të kuptohet se duhet eleminuar çdo terrorist. Putin ka qënë i prerë me vartësit e tij duke u dhënë një urdhër të qartë:

“Mos mbani asnjë xhihadist të burgosur”.

Putin u ka thënë shefave të ushtrisë që të mos mbajnë pengje por të vrasin çdo xhihadist që u del përpara.

Televizioni Russian Today raporton gjithashtu se zv/presidenti i Këshillit të Federatës Ruse Frants Klintsevich ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në Rusi.
 
Gjyqësori rus kërkon rikthimin e dënimit me vdekje si dënim kapital për terroristët. Ndërkohë që alarmed për atentate kanë qënë të shumta kohët e fundit në Rusi.

Redaksia online
(shqiptarja.com)