"BB7" Visari-Lorit: "Duhet të vazhdojmë kështu,
që ata të mos e marrin vesh"

"BB7" Visari-Lorit: "Duhet të vazhdojmë kështu,<br />që ata të mos e marrin vesh"
Dy prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Visari dhe Lori kanë krijuar një situatë të pakuptimtë jo vetëm për banorët brenda por edhe për publikun.

Teksa po bisedonin në dhomën e gjumit ata fillojnë të flasin me nënkuptime dhe me gjeste.

Visari dhe Lori qeshin në lidhje me diçka që po ndodh mes tyre. Visari i thotë Lorit se duhet të vazhdojnë të shtirën, në mënyrë që të tjerët të mos kuptojnë asgjë, ndërsa Lori mundohet që të ndërrojë temën e bisedës duke krijuar një lloj konfuzioni, rreth asaj që po ndodh me të vërtetë.

“Unë them të vazhdojmë kështu, që ata të mos e marrin vesh?” thotë Visari.

Lori qesh dhe më pas thotë “çfarë të marrin vesh, pse ka ndonjë gjë që duhet të marrin vesh?!”.

Më pas Lori i thotë “ti i ke fajet, mos m’u afro më”. Visari e pyet “e sigurtë?”, por Lori i përgjigjet “Jo”, ndërkohë që të dy qeshin.

Më tej Visari shpreh se nuk do që Lori ta mbrojë gjatë bisedave të tij me banorët e tjerë.

Më pas ata e ndërpresin bisedën pasi aty afrohen banorë të tjerë.

(b.t/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit