"BE qasje të gabuar"/ Zgjidhja e
ekspertit për krizën e refugjatëve

"BE qasje të gabuar"/ Zgjidhja e<br />ekspertit për krizën e refugjatëve
Një ekspert thotë se qasja e BE-së ndaj krizës është shumë e gabuar dhe se Bashkimi Evropian duhet në fakt t’i shpenzojë ato miliona dollarë për krijimin e vendeve të punës në kampet e refugjatëve përreth Sirisë.

Zgjidhjet e propozuara nga ky ekspert kanë ngjallur interesim në të gjithë rajonin.
 
Këtë vit, më shumë se 700,000 imigrantë kanë mbërritur në brigjet e Evropës dhe deri tani po duken pak shenja ngadalësimi.
 
Oferta për azil ndaj qindra mijëra të ardhurve të rinj nga vende si Gjermania është moralisht e gabuar argumenton profesor Paul Collier në Universitetin e Oksfordit:
 
“Ata po thonë,  ‘Në se mund të paguani një hajdut për të hypur në anije, nëse rrezikoni jetën në atë anije dhe të arrini në Gjermani, kjo do të jetë parajsë për ju. Do të keni një punë me pagë të mirë dhe çdo gjë për të cilën keni ëndërruar.'”
 
Me ftesë të qeverisë jordaneze, zoti Collier është vizitor i rregullt në kampin Zaatari të refugjatëve në atë vend që strehon 80,000 sirianë. Vendet fqinje me Sirinë po strehojnë më shumë se 4 milionë refugjatë:
 
“Ajo që duhet të bëjmë është të japim dinjitet dhe siguri për vendet fqinje ku ndodhen shumica e refugjatëve. Është shumë më mirë për Evropën të çojë vendet e punës tek refugjatët sesa të sjellë refugjatët tek vendet e punës.”
 
Collier thotë se një qasje e tillë do ta përgatiste Sirinë për dhënien fund të konfliktit.
 
"Kështu përgatit ekonominë pas konfliktit sirian, duke siguruar strehë jo vetëm për njerëzit, por edhe për bizneset. Brenda dhjetë minuta nga kampi kryesor i refugjatëve në Jordani, ka një zonë të madhe industriale bosh. E gjitha e pajisur plotësisht me infrastrukturë, vetëm në pritje të bizneseve për të shkuar atje. "
 
Përveç kushteve për bizneset siriane, Collier argumenton se zona të tilla industriale mund të tërheqin vendet e punës të larguara nga Evropa.
 
“Gjermania ka dërguar shumë nga aktivitetet e saj në Poloni. Është shumë e mundur për t’i çuar këto vende pune në Jordani.”
 
Collier pranon se projekte të tilla kërkojnë investime të mëdha. Por ai argumenton se kostoja financiare dhe njerëzore e qasjes së tanishme do të ishte shumë më e madhe./ZëriAmerikës/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nis peligrinazhi në malin e Tomorrit, 800 mijë bektashinj pjesëmarrës! Baba Mondi: Kujdes me ndezjen e qirinjve

Nis peligrinazhi në malin e Tomorrit, 800 mijë bektashinj pjesëmarrës! Baba Mondi: Kujdes me ndezjen e qirinjve