"Beteja" vazhdon, Kate për pak sa nuk
goditet nga William në lojën kriket

Turi tri javor në Zelandën e Re duket se po i vë shumë herë ballë për ballë Dukeshën Kate dhe Princin William.

Javës së kaluar ishte Kate ajo e cila e mundi partnerin në garat me jaht në Aucland, ndërsa ditën e djeshme William për pak e goditi me top në kokë Kate në lojën kriket.

Ata ishin gjatë një vizite në Christchurch për të promovuar “Cricket World Coup” (Kupën e botës në Kriket), e cila do të zhvillohet në vitin 2015.

E veshur me një kostum të kuq dhe një palë taka të zeza, ndërkohë që flokët i kishte gjysëm të kapura, Kate dukej në super formë, por jo shumë rehat për tu “ndeshur”.

kate middleton

Princi William u përkushtua mjaft në lojë, madje nuk ngurroi të shkëmbente shaka me nxënësit e shkollave duke i thënë: - “Shikoni, tani do të jetë një trubullirë e vërtetë”.

11 vjeçari Jamie Elley, i cili priti dy topa nga Princi tha:- “Ai ishte paksa i ndryshkur, Por goditja e dytë ishte më e mirë”.

Ndërsa 11 vjeçari tjetër Zachary Gimblett tha se Princi bëri një lojë të mirë.

Loja nuk ishte diçka e re për dy pjesëtarët e familjes mbretërore pasi ata e kanë luajtur më parë atë në fëmijërinë e tyre në shkollë.

Zyrtarë të lojës Kriket në Zelandën e Re e vlerësuan së tepërmi iniciativën e Princit dhe Dukeshës dhe thanë se sjellja e tyre me fëmijët ishte fantastike.

princi william

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj