"Biznesmeni libanez', Meta:Shteti
të mbrojë jetën e investitorëve

"Biznesmeni libanez', Meta:Shteti<br />të mbrojë jetën e investitorëve
"Të bëhen përpjekje për të krijuar klimë shumë pozitive të besimit të sigurisë fizike e juridike e investitorët të huaj e vendas". Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nga Shkodra ku ka organizuar një takim. Ne interes te medias, Meta ka folur për çështjen e dhunimit dhe më pas largimit të biznesmenit libanezi-amerikan, duke kërkuar që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Shpresojmë që të jetë rasti i fundit ky rast mjaft i dhimbshëm i cenimit të jetës së sigurisë së investitorit të huaj, dua të përsëris faktin se është me shumë rëndësi që përgjegjësit e këtij akti kriminal të vihen para drejtësisë, të bëhen përpjekje për të krijuar klimë shumë pozitive të besimit të sigurisë fizike e juridike e investitorët të huaj e vendas

Sa i përket çështjes së ligjit të importit të mbetjeve, Meta ka thënë se me amendamentin e LSI-së që është paraqitur në Kuvend synohet që përfaqësuesit e shoqatave të ambientit të shoqërisë civile të kenë akses të plotë në dogana për të parë nga afër procesin e importit.

Kjo bazë ligjore që duket e rregullt mund të shërbejë për të sjellë në mënyrë abuzive dhe jo të paligjshme mbetje të rrezikshme apo problematike që mund të kërcënojnë vendin. Amendamenti i paraqitur nga LSI është një kompromis i përshtatshëm për ti dhënë zgjidhje. Të garantohet një akses dhe prezencë e plotë e shoqërisë civile që merret me mjedisin në gjithë procesin e zbatimit të këtij ligji

Ndërkohë, lidhur me fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike në të gjithë vendin, Meta ka thënë se duhet një bashkim forcash sa i përket luftimit të fenomenit në fjalë.

Qëndrimi ynë është i qartë, lufta kundër çdo aktiviteti kriminal, kjo nuk është një çështje e re, në këtë drejtim kam thënë se ka rëndësi për bashkim forcash e përpjekjesh për tu përballur sa më seriozisht me këtë fenomen’ tha ai.

Kurse sa ia përket maturantëve, Meta ka shtuar se me ndryshimet e bëra pas ndërhyrjes së LSI-së në Ministrinë e Arsimit, rëndësi ka që asnjë maturant nuk do të mbetet padrejtësisht pa shkollë.

Lidhur me maturantët, kemi mbështetur reformën dhe ligjin, por kemi shprehur në mënyrë të qartë se ka rëndësi zbatimi i ligjit dhe mënyra. Me rëndësi është miratimi në kohë i akteve nënligjore për një zbatim efektiv. Është biseduar me maturantët dhe me ministrinë pasi asnjë maturantë nuk duhet të mbetet pa shkollë, padrejtësisht” tha Meta.

I pyetur për postin e Presidentit të Republikës, Meta ka thënës e “I vetmi vend që më tundon është ai i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

Redaksia Online
(F.T/d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

E ngritën vetë, PD bojkoton dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin, Vokshi sms deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL

E ngritën vetë, PD bojkoton dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin, Vokshi sms deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL