Pas lajmeve për interesimin e Elseid Hysajt nga Chelsea në Premier League, të martën ka qenë radha e një tjetër ekipi të njohur anglez, Newcastle që është interesuar për ta transferuar mesfushorin Ergys Kaçe.
 
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat britanike, teksa Newcastle ka nisur bisedimet me ekipin e kampionatit grek, PAOK për të transferuar sa më parë lojtarin me origjinë shqiptare.
 
Ergys Kaçe përshkruhet nga mediat angleze si mjaft i fuqishëm në mesfushë dhe me goditje perfekte të gjuajtjeve të lira, rasti i fundit goli i Francës.
 
Newcastle është gati që të paguajë deri në 2 milionë Euro për të transferuar lojtarin. Në një intervistë të pak ditëve më parë, Kaçe u shpreh se ka refuzuar ofertat e Valencias, por edhe Udineses në Itali. 



d.b/shqiptarja.com