"Bukuroshja e fjetur", në
gjumë prej muajsh

"Bukuroshja e fjetur", në <br />gjumë prej muajsh
Kur e shikon për herë të parë tek fotot që ka publikuar “Mirror” teksa fle në një gjumë të thellë, 15 vjeçarja Stacey Comerford duket vertet si bukuroshja e fjetur. Por nuk është ashtu sepse vajza vuan nga një patologji shumë e rrallë e quajtur “sindroma Kleine Levin ose sindroma e bukuroshes së fjetur”që shkakton përgjumjen e personit për dy muaj me rradhë dhe për të cilën nuk ka ende një kurë. “Për shkak të kësaj sëmundjeje kam munguar në 9-të provime–tregon Stacey në tabloid– dhe humba gjithashtu edhe ditëlindjen time në muajin nëntor, por të paktën tani e kam më të lehtë tu shpjegoi njerëzve se çfare kam. Më parë, kur në shkollë deklaroja se isha e lodhur dhe se duhet të shkoja në shtëpi, më shikonin të gjithë në mënyrë të çuditshme dhe askush nuk më besonte” deklaroi ajo. 

Simptomat e para kanë nisur rreth një vit më parë, por në fillim mjeku i lagjes kishte ngatërruar lodhjen kronike dhe dëshiren për të fjetur të 15 vjeçares me depresionin adoleshencial. “Vajza ime ishte gjithmonë e lodhur–kujton nëna e saj, Bernie – dhe ishte e gatshme të flinte në të gjithë fundjavën, dhe të hënën sërish mezi e zgjoja në mëngjes”. Filluam të kishim frikë, nisëm të dyshonim për epilepsi ose tumor në tru por pasi Stacey iu nënshtrua të gjitha kontrollove mjeksore dhe pasi ato dolën të gjitha mirë,vendosëm ta shtronim në spitalin “Birmingham Children’s Hospital” ku një neurologo më në fund na njohu me diagnozën e saktë: vajza jone vuante nga “sindroma Kleine Levin”. “Krizat e sëmundjes mund të vijnë në çdo moment–shpjegon sërish nëna e saj –dhe nuk të paralajmërojnë. Më kujtohet që njëherë e gjeta teksa flinte në dyshemenë e kuzhinës. Edhe në rastet kur zgjodhet për të shkuar në tualet ose për të pirë diçka, në të vërtetë nuk është e zgjuar por është në atë që unë e quaj “gjumë i modeluar”. Kur ajo është në një nga këto momentet ngjan me vajzën 5 vjeçare që përplas këmbët kur nuk arrin atë që do. Që prej muajit mars Stacey mjekohet me “modafinil”, një stimulant që e ndihmon atë të qëndrojë zgjuar.

(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje