Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi në bashkëpunim tregtonin lëndë narkotike.
25-vjeçari Albert Mikeli dhe 59-vjeçari Ded Mikeli të dy banues në Mirditë u vunë në pranga pasi tregtonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike. Ata u kapën në flagrancë teksa po tregtonin kanabis, të cilin e kishin paketuar dhe presuar në tre pako.
Policia sekuestroi 15 kilogramë kanabis, peshore, një makinë dhe dy telefona, këto në interes të hetimit.
Ndërkohë u shpallën në kërkim Zef Gjikola 27 vjeç dhe 22-vjeçarin Algert Mikeli, edhe këta me banim në Mirditë. Operacioni policor ishte koduar "Buon Giorno" - perkthyer nga italishtja "Mirdita".

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com