Partia Demokratike e cilëson represiv dhe persekutues ndaj biznesit ndryshimet në ligjin për Procedurat Tatimore dhe ato në Kodin Penal, ku shkeljet administrative do të cilësohen si penale dhe të dënueshme me burg.
Koordinatori kombëtar i PD për Ekonominë dhe Financat, Mateo Spaho u shpreh për “Shqiptarja.com” se shkelja e proporcionalitetit përmes gjobave të 10-fishuara, ku një biznes rrezikon të dënohet më disa herë më shumë se fitimi dhe xhiroja e tij vjetore, për disa shkelje administrative, do të sjellë falimentim të sigurt për biznesin.
“Me ligjin e ri një biznes që sapo kalon limitin e 8 milionë lekë xhiro vjetore dhe quhet biznes i madh mund të marrë një gjobë prej 10 milionë lekë nëse zotëron dokumentacion edhe vetëm pjesërisht të parregullt.
Ky është falimentimi i sigurt. Meqenëse qeveria ka menduar se kaq nuk mjafton, pronari ose administratori i firmës rrezikon edhe burgun”, u shpreh Spaho. Duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Penal, ai thotë se qeveria nuk ka për synim të përafrojë legjislacionin me atë të BE, pasi asnjë prej vendeve të Unionit, përveç Kroacisë, nuk kanë një ligj të tillë persekutues ndaj biznesit. Kroacia dhe Turqia sipas tij, edhe pse ushtrojnë sanksione të ashpra, janë ekonomi me shkallë të lartë informaliteti.
“Nga 28 vendet anëtare, vetëm Kroacia ka masa shtypëse dhe represive të ngjashme. Turqia, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është pjesë e OECD (Shoqata e vendeve të zhvilluara) është vendi me sanksione dhe masa më të ashpra në Europë, dhe në të njëjtën kohë është vendi me ekonominë informale më të madhe në OECD”, tha ai.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com