Pasi u vendos që ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të zhvillohet pa prezencën e tifozëve, shteti serb i ka ndërmarrë të gjitha masat. Komisioneri për siguri i Federatës Serbe të Futbollit, Milivoj Mirkov ka thënë se në stadiumin e Partizanit, në ndeshjen e 14 tetorit, nuk duhet të shfaqet asnjë simbol shqiptar. Në të kundërtën, ata që do t’i shfaqin këto simbole sipas tij do ta pësojnë.
Madje, edhe ata tifozë shqiptarë që do të shkojnë në Beograd, do të arrestohen. “Çdo person që e shfaq ndonjë shenjë të Shqipërisë në stadium, do të arrestohet menjëherë në bazë të ligjit për parandalimin e dhunës në sport”, ka thënë Mirkov për mediat serbe.
Ndërkohë tifozët shqiptarë insistojnë për të shkuar drejt kryeqytetit serb. Ata kanë mundur të sigurojnë bileta për këtë sfidë.
Madje sipas mediave kosovare, kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati “Tigri” e ka fotografuar një biletë dhe e ka postuar atë në Facebook duke treguar se është gati për të shkuar drejt Serbisë për ta mbështet Shqipërinë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com