"Countdown" për derbin roman, rikuperohen Totti e Klose

"Countdown" për derbin roman, rikuperohen Totti e Klose
Kapiteni i Romës, Francesco Toti ka qenë me pjesën tjetër të grupit në stërvitjen e fundit të bërë nga trajneri Luis Enrique. Të mërkurën numri 10 kishte lënë para kohe stërvitjen pas një goditje nga Cicinho. Por ai është rikuperuar për derbin e së dielës ndaj Lazio. Duket se mungesa e tij ishte një alarm fals dhe te Roma, pritet të jetë nga minuta e parë edhe Pjanic. Ai u dëmtua në sfidën ndaj Brazilit, por do të jetë titullar.

një rikuperim i fuqishëm edhe për skuadrën e Lazios. Pas goditjes së pësuar nga Cabaye, gjatë miqësores Gjermani-Francë, sulmuesi Miroslav Klose kishte alarmuar trajnerin Reja. Bardhekaltërit vuajnë aktualisht dhe nga mungesa e Lulic dhe Radu.

Por gjermani Klose u prezantua në stërvitjen në Formello dhe siguroi të gjithë për imepnjimin të dielën. "Kam marrë një goditje të fortë në kavilje por tani jam më mirë. Luajta vetëm nëj pjesë sic e kishim menduar dhe nëse do të luaj në derbi, varet nga trajneri. kjo ndeshje është me rëndësi dhe do të bëj të pamundurën" tha Klose.

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Kur do të martohesh? Monika Lubonja përgjigjet: Princi nuk më erdhi, tani pres po pres mbretin

Kur do të martohesh? Monika Lubonja përgjigjet: Princi nuk më erdhi, tani pres po pres mbretin