"Dibra", Rama: Faleminderit!
Fjalët e tepërta janë fukarallëk

"Dibra", Rama: Faleminderit!<br />Fjalët e tepërta janë fukarallëk
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, votuesit dibranë të cilët zgjodhën kandidatin e ASHE, Muharem Rama, si kryetar të ri të bashkisë Dibër.
 
Rama shkruan se fitoren e madhe në Dibër, e sheh si detyrim të madh ndaj dibranëve. Kreu i qeverisë angazhohet se do të bëjë çmos që të jetë në lartësinë e nderit që i bëri dibra mazhorancës me votë në 11 shtator. 
 
Mesazhi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
 

FALEMINDERIT!
Fjalët e tepërta janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të Dibrës!
 
I falenderoj megjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama.
 
Dhe dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve.
Me mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e paçmueshëm që na dha sot!

mesazhi i rames
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron