"Doshi", reagon Kuliçaj: Hedh 
poshtë akuzat, nuk kam lidhje

"Doshi", reagon Kuliçaj: Hedh <br />poshtë akuzat, nuk kam lidhje
Ish-nëndrejtori i policisë së shtetit Agron Kuliçaj ka reaguar sot në lidhje me përmendjen e emrit të tij nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si person i përfshirë në akuzat e Tom Doshit. Kuliçaj ka mohuar çdo lloj lidhjeje apo implikimi të tijin në lidhje me atë që ai e ka quajtur inskenim të bërë nga Tom Doshi e të tjerë.

Në deklaratën e tij të shpërndarë për mediat, Kuliçaj thotë se është i hapur ndaj çdo lloj hetimi dhe se do të bashkëpunojë me organet shtetërore në çdo rast. “Edhe një herë deklaroj publikisht se nuk jam i përfshirë në këtë inskenim dhe se jam në dispozicion të çdo lloj hetimi në lidhje me këtë çështje,”- shkruan Kuliçaj.

Duke iu referuar personave të tjerë të përmendur nga Tahiri, Kuliçaj me anë të deklaratës ka sqaruar lidhjet që ai ka me çdonjërin prej tyre. Ish-nëndrejtori i policisë së shtetit shkruan se e gjithë kjo situatë ka ardhur deri në këtë pikë si pasojë e moskryerjes së detyrës nga organet përkatëse.
 
Më poshtë reagimi i plotë i Agron Kuliçajt

Në lidhje me deklaratën e Ministrit të Punëve të Brendëshme, ku përmendet edhe emri im si i përfshirë në organizimin e vrasjes së tij, sqaroj opinionin publik si më poshtë:
Hedh poshtë me neveri dhe përbuzje çdo përpjekje për implikimin tim në këtë inskenim, të bërë nga Zoti Doshi apo persona të tjerë.
Jam i hapur për çdo lloj hetimi apo verifikimi që mund të bëhet nga Prokuroria dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit dhe garantoj bashkëpunimin tim në interes të sqarimit të të vërtetës.
Në lidhje me personat e përmendur nga Ministri i Punwve të Brendëshme si të përfshirë në këtë komplot kam për të sqaruar;
1. Shtetasin Fatjon SKENDERI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo lloje hetimi.
2. Shtetasin Ylli XHAXHOLLARI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo llojë hetimi.
3. Me shtetasin Ymer LALA, nuk kam asnjë lloj lidhje shoqërore dhe miqësore. Njohja me këtë person lidhet vetëm për shkak të detyrës që une kam kryer në Policinë e Shtetit.
4. Me shtetasin Agim RAMA, kam njohje dhe marrëdhenie korrekte shoqërore. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se mund të kemë mbi një vit që nuk jemi takuar dhe nuk kemi patur asnjë komunikim telefonik me të.
5. Me Prokurorin Eugen BEÇI, kam patur marrëdhënie pune për shkak të detyrave që kam kryer në Policinë e Shtetit. Edhe pas largimit tim nga Policia e Shetit kemi ruajtur marrëdhenie shoqërore dhe jemi takuar në disa raste në vende të ndryshme publike përfshirë edhe lokalin “VIVAS”.
Sipas vlerësimit tim e gjithë kjo situate është mbarsur nga moskryerja e veprimeve të domosdoshme hetimore nga Sherbimet e Policise Gjyqesore në Policinë e Shtetit, veprime këto të përcaktuara në nenin 30 ete Kodit të Procedurës Penale. Policia e Shtetit në përmbushje të detyrimeve të nenit 293 të Kodit të Procedurës Penale duhet të kishte referuar veprën penale të prokurori dhe njëkohsisht të kishte vazhduar kryerjen e hetimeve paraprake. Pretendimet që parashtroi zoti TAHIRI, se edhe këto hetime janë kryer dhe I janë bashkuar fashikullit të hetimit për ngjarjen e ndodhur me date 1 Shtator te vitit 2014 ku eshte tentuar te vritet shtetasi Fatjon SKENDERI, provojne mosveprimin e Policise se Shtetit në hetimin e kësaj cështje. Çdo pretendim për mosreferimin e çështjes te prokurori, sipas detyrimeve të parashikuara në nenin 293 të kodit të procedures penale, janë të pa mbështetur në ligj dhe ne praktikën e punës së Policisë së Shtetit.
Edhe një herë deklaroj publikisht se nuk jam i përfshirë në këtë inskenim dhe se jam në dispozicion të çdo lloj hetimi në lidhje me këtë çcështje.
Me respekt
Agron KULIÇAJ



Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron