"Dosjet", Doda: Projekti i qeverisë
nuk qartëson pastrimin e figurave

"Dosjet", Doda: Projekti i qeverisë<br />nuk qartëson pastrimin e figurave
TIRANE - Debati për hapjen e dosjeve dhe ligjin e Lustracionit pritet të marrë shumë kohë në Komisionet Parlamentare. Çështja më e debatuar politikisht gjatë 24 viteve të fundit pritet të ndezë debatin politik në tre Komisionet Parlamentare, në atë të Ligjeve, në Komisionin e Sigurisë dhe të Çështjeve Sociale.

Kjo jo vetëm për shkak të impaktit që ka kjo çështje por edhe për shkak se në Kuvend janë depozituar dy projekte, një nga qeveria dhe tjetri nga shoqëria civile, e firmosur nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi. Në një intervistë për A1 Report zonja Doda thotë se ndonëse dy projektet i referohen shembullit gjerman ato ndahen në mënyrën se si të trajtohet Lustracioni për largimin nga postet drejtuese të personave që kanë shërbyer gjatë regjimit komunist.

“Ne i kemi kërkuar një lustracion por shoqëria gjermane lustracionin e ka bërë deri në nivelin e arsimtarëve. Drafti i qeverisë nuk parashikon lustracionin, drafti parashikon marrje infomacioni lidhur me këto persona, me këto çështje për të cilat kemi folur.” tha Doda

Zonja Doda thotë se parlamentarë kanë shansin që qëndrimin që do mbajnë në raport me ligjin do të përcaktoje edhe pozicionimin e qartë për këtë cështje deputetëve të majtë apo të djathtë qofshin ata.

“Duhet t'i bëjnë thirrje ndërgjegjes së tyre, persona që nuk kanë skelete në të kaluarën e tyre, persona që nuk kanë mëkate në të kaluarën e tyre ata duhet të shfaqen dhe ta japin me votën e tyre, mendimin e tyre. Ato të cilët nuk do japin vendim për këtë cështje, janë persona të cilët do të dëshirojnë të mbeten të lidhur më të kaluarën.” tha ajo

Deputetja e Partisë Demokratike thotë se kjo çështje ka tërhequr edhe vëmendjen e intelektualëve të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare e po ashtu edhe një anketim i Konrad Adenauer rezulton se 80 përqind e popullsisë kërkon hapjen e dosjeve të regjimit komunist. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)