"Drejtësia", Bregu: Miratoni
7 ligjet e reformës në shtato

"Drejtësia", Bregu: Miratoni<br />7 ligjet e reformës në shtato
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka kërkuar dje nga kolegët e saj parlamentarë që të votojë në shtator 7 ligjet prioritare për reformën në drejtësi.

Kam qenë çdo moment që kjo reformë duhej të votohej, edhe sepse asnjëherë s'kam pasur asgjë për të fshehur dhe as frikë pas cilës të fshihem. E di që ka të tjerë që në politikë i ka futur frika dhe po frika i mban në të. E në politikë çfarë fillon me frikë, përfundon në marrëzi. Oskar Eilde thoshte: "Askush nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e vet". Por askush nuk është as kaq i fortë sa të nxijë të sotmen e tjetrit. Me fjalë, thashetheme, intriga, aleanca fluide a solide politike. Kurajo për të qenë njeri i lirë, nuk vidhet, as trashëgohet. Sigurisht as nuk koncensionohet. Përkthehet me qëndrime. Dhe qëndrimet i bëjnë njerëz që nuk kanë frikë. Nga asnjë lloj kapjeje. Ndaj edhe kjo është një tjetër arritje që e pres nga reforma në drejtësi. Të zbardhë si e kush kap shtetin, duke abuzuar me pushtetin, duke koncensionuar të vërtetat dhe duke mëkuar mashtrimet si programe elektorale dhe aleancat politike si garanci për zbatimin e tyre. Së fundmi, uroj që 7 ligjet që do të miratohen në shtator dhe gjithë ndryshimet e tjera ligjore të jenë të sakta e të mos kenë të njëjtin kalvar shqyrtimesh si ndryshimet kushtetuese të votuara së fundmi. Edhe sepse nuk do doja të ngatërroheshin me procesin e reformës zgjedhore dhe që kjo e fundit të mos ketë fatin e stërzgjatur të reformës në drejtësi, që për disa ngjalli frikën e ecjes në një fushë të minuar”,-tha Majlinda Bregu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri