Pep Guardiola dhe Barcelona janë gjithnjë e më shumë pranë arritjes së një akordi për rinovimin e kontratës. Këtë javë në zyrën e tij në stadiumin Camp Nou, trajneri katalanas është takuar me agjentin e tij Josep Orobitg dhe zëvendësin Tito Vilanova.
Kjo mbledhje u bë për të bërë një analizë të situatës mbi teknikun katalanas dhe ofertën që po i bëhet për rinovimin. Nga kjo mbledhje Guardiola ka vënë dy kushte për të firmosur.
Kushti i parë që ka bërë mjaft bujë është që tekniku spanjoll të fitojë 1 Euro më shumë sesa rivali i Realit, Jose Mourinho. Kushti i dytë është kontrata 4 milionë euro në vit për Vilanova.
Guardiola duket se është bindur për të rinovuar sërish 1 vit me Barcelonën dhe futbollistët janë në mbështetje të tij. Por nuk dihet nëse presidenti Sandro Rosell, do ti plotësojë kushtet financiare Guardiolës, e thënë ndryshe 1 Euro më shumë se 10 milionëshi që merr Mourinho në sezon.
/Shqiptarja.com