Barrat siguruese do të aplikohen nga bankat jo vetëm të pasuritë e paluajtshme, por edhe te “pasuritë e paprekshme”, “instrumentet financare”, “letrat me vlerë” apo “llogaritë” e kredimarrësve.

Komisioni parlamentar i ekonomisë miratoi projektligjin për barrat siguruese, i cili parashikon rikthimin e tyre te këto pasuri.

Drafti u paraqit nga Zëvendësministri i Financave Ervin Mete, sipas të cilit e nëpërmjet kësaj nisme ligjore garantohet barra siguruese për bankat e nivelit të dytë në mënyrë që të ketë më shumë siguri në kreditim.

Termat “pasuri e paprekshme”, “instrument”, “letër me vlerë” dhe “llogari”, u shfuqizuan nga Kuvendi në vitin 2013, ndërkohë që në raportin Doing Business 2015 të Bankës Botërore u konsiderua si një cënim I aftësive kredituese të bankave.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)