"Ëndrra e Ismailit…" ngre siparin e festivalit

"Ëndrra e Ismailit…" ngre siparin e festivalit
Ëndrra e Ismail Qemalit" zbulohet të shtunën në mbrëmje në Teatrin Kombëtar dhe bashkë më siparin e saj ngrihet edhe sipari i festivalit mbarëkombëtar të dramës shqipe. 19 trupa teatrore do të sjellin para pbulikut prurjet më të fundit në dramaturgjinë shqiptare, jo vetëm duke krijuar një panoramë të krijimtarisë shqipe në këto vitet e fundit, por edhe duke garuar për çmime. Por para se të mbërrijnë trofetë, ia vlen të shihen shfaqjet.

Një festival nuk do të kishte kuptim pa një premierë, ndaj "Ëndrra e Ismail Qemalit" shfaqet së pari pikërisht më 10 nëntor në sallën "Kadri Roshi" të Teatrit Kombëtar. Ndryshe nga sa mund të hamendësohet nga titulli nuk bëhet fjalë për një ritual të shpalljes së pavarësisë si në filmin "Nëntori i dytë" por për periudhën pas saj. Një rrëfim dramatiko-poetik i Ismail Qemalit dhe disa vegime takimesh të rëndësishme të tij, në rrëfimin e vështirë për realizimin e një ëndrre të madhe.

Rrëfimi i viteve 1917-1918, përpara dy gazetarëve të huaj, gërshetuar me ndryshimin e këndvështrimit të tij rreth platformës për realizimin e qëllimit: shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë. Në vepër parakalojnë dhe personazhe që e adhurojnë dhe një grup tjetër që duan ta pengojnë apo edhe më keq: ti marrin jetën. Sipas këtij koncepti regjizori Spiro Duni është shprehur se "nuk marrim përsipër të bëjmë rrugëtimin dhe të gjithëpërfshijmë jetën e Ismail Qemalit, ne i referohemi Fatos Selës në rolin e Ismail Qemalit. Ne merremi me antagonistët e tij", Drama synon të shpalosë dimensionet e Ismail Qemalit jo vetëm si burrë shteti, por edhe si njeri.

Mes shumë personazheve, gjendjen edhe Faik Konica, gazetarët amerikanë, dy ambasadorë të huaj, Siet Beu, etj. Ndërsa në rolin e Ismail Qemalit luan aktori Fatos Sela, në rolet e tjera vijnë aktorët Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Naun Shundi, Dritan Boriçi, Anila Bisha, Mërkur Bozgo, Sokol Angjeli, Alfred Bualoti, Fadil Kujofsa dhe Amos Zaharia. Drama ësht ëshkruar nga Bashkim Kozeli dhe është shpallur fituese e konkursit mbarëkombëtar të dramës shqipe 2012. Në këtë shfaqje është angazhuar edhe një grup polifonik I cili do të sjellë bazën muzikore të Elina Dunit. Skenografia është realizuar nga Ilri Sadiku, ndërsa kostumografia mban firmën e artistes së njohur Anila Zajmi Katanolli.
19 trupa teatrore ne 10 ditë.

Pas shfaqjes së premierës "Ëndrra e Ismail Qemalit", të dielën është radha e teatrit gjakovar që sjell "Kuzhina e Viktimave" nga Ilir Gjocaj. Sipas kalendarit në sallën "Kadri Roshi" të Teatrit Kombëtar do të ngjiten trupa profesionale të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Drama "Emil" vjen si produksion i teatrit "Skampa" të Elbasanit, ndërsa shfaqja "Fqinjët" me regji të Alfred Terebickës dhe përfaqëson Universitetin e Arteve në Tiranë. Teatri "Bylis" sjell shfaqjen "Milioneri" të Pëllumb Kullës. Dramaturgu i njohur shkodran Fadil Kraja vjen në festival me dramën "Dy jetë" realizim i teatrit "Migjenit" të qytetit të Shkodrës. Trupa e teatrit "Petro Marko" të Vlorës sjell "Testamenti" shkruar nga Ferdinand Hysi, Korça vjen me monodramën "E madhe është gjëma e mëkatit". Ndërkaq që Kosova prezantohet me pesë shfaqje, Prishtina sjell dramën e Haqif Mulliqit "Një varr për majorin e mbretit", teatri i Mitrovicës prezanton "Na t'birt e shekullit të ri" të Ridvan Dibrës, Peja sjell "Varri i qyqes" nga Azem Shkreli,por pjesë e festivalit është dhe Ferizaj. Teatri shqiptar nga Maqedonia përfaqësohet me trupën e Tetovës, po edhe me Teatrin e Kombësive të Shkupit me shfaqjen "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" me autor Ismail Kadare dhe regji nga Dino Mustafiç. TKK prezantohet me "Harroje dashurinë" dhe Metropoli me "Karnavalet e Korçës". Por do të ketë vend edhe për Dance Theater. Koreografi i njohur Gjergj Prevazi me shfaqjen e tij "Ne-Ku-Ndër" do të sjellë një produkt artistik ndryshe por gjithsesi shqiptar.

shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com, suplementi Fundjava, date 9 nentor
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi