"Ëndrra në papafingo" shfaqet
në Teatrin e Metropolit
Janë 8 aktorë që duke veshur dhe zhveshur lëkurët e shumë personazheve, rikthejnë komedinë "Ëndrra në papafingo" në Qendrën Kulturore "Tirana" (Teatri Metropolit). Shfaqja u dha mbrëmë në orën 18.00 dhe do të vijojë të jepet në të njëjtën orë të dielën dhe të hënën.
TIRANE- Janë 8 aktorë që duke veshur dhe zhveshur lëkurët e shumë personazheve, rikthejnë komedinë "Ëndrra në papafingo" në Qendrën Kulturore "Tirana" (Teatri Metropolit). Shfaqja u dha mbrëmë në orën 18.00 dhe do të vijojë të jepet në të njëjtën orë të dielën dhe të hënën. "Nëse do të tentonim t'i vinim një emër shfaqjes "Ëndrra në papafngo" do të ishte "multi-komedi", thotë regjisori Isai.
Ngjarjet e komedisë zhvillohen në një papafingo. Aty personazhet kanë dhomën e tyre të gjumit, kanë "sallën e tyre të konferencës", kanë vendin ku "i rrëfehen vetes" (monolog), por e kanë edhe vendin ku mund të tentojnë që të shfaqin ëndrrat dhe dëshirat e tyre që janë sa të bukura aq edhe të pamundura. Por papafingo edhe tjetërsohet duke u bërë një manastir, apo edhe një skenë "gjigande" për "artistë të jashtëzakonshëm", shpjegon regjisori Erion Isai.
Në këtë komedi përmblidhen "Ëndrrat e një nate vere" nga William Shekspir, "Dialogje dhe monologje" të krijuara enkas për këtë shfaqje, si dhe nga kryevepra botërore "Dekameroni", e Xhovani Bokaços dhe një fragment i dramatizuar. "Kjo komedi vjen e stilizuar, duke mos pasur strukturën dhe zhvillimin e një komedie që kemi dëshirë të shohim, por vjen e ndërthurur, duke kaluar nga një ngjarje, në një tjetër ku gjithmonë personazhet i përflasin ëndrrat. Ajo fillon me një elozh ndaj 100-vjetorit të pavarësisë dhe më pas duke i lidhur njëri pas tjetrit personazhet me monologjet, "Ëndrrat e një nate vere" të Shekspirit etj.
“ENDRRA NE PAPAFINGO”Regjia: Erion Isai
Ass/regjisor: Amos Zaharia
Skena dhe kostumet: Klajd Ymeri
Drejtor artistik: Suela Konjari
Interpretojnë: Lorenc Kaja, Natasha Sela, Kastriot Ramollari, Albana Sançolli, Ajlin Petrela, Denis Kurushi, Olta Çali
Shfaqet: 28, 29 tetor 2012
Shkrimi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1347
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E bujshme/ Skandali i Presidentit Meta që shkeli çdo rregull anti COVID në ditëlindjen e Bes Kallakut, jehonë edhe në mediat greke
24 Nëntor 2020, 11:48
-
Shkeli të gjitha rregullat anti-COVID në ditëlindjen e Bes Kallakut, Meta flet pas gjobës: Marrëzi, unë jam shembull i përgjegjshmërisë
23 Nëntor 2020, 23:06
-
Kush janë 'VIP'-at që u gjobitën nga policia/ Nga Meta e Kryemadhi tek Arbana Osmani e Erion Isai i bashkisë Kolonjë
22 Nëntor 2020, 17:36
-
Qendër sociale për refugjatët e Lindjes së Mesme në Ersekë
25 Qershor 2020, 21:44
-
Situata nga koronavirus në Kolonjë, kreu i bashkisë: Po ndihmojmë 476 familje të moshuarish (VIDEO)
14 Prill 2020, 11:24
-
Kryetari i bashkisë së Kolonjës baba për herë të dytë: Presim vajzë, jam më i lumturi në botë! (VIDEO)
14 Prill 2020, 11:07
-
Fëmijët e Kolonjës mesazhe optimizmi: Çdo gjë do të shkojë mirë...
4 Prill 2020, 17:35