"Faleminderit Alida Hisku
për dëshminë e thënë troç"

"Faleminderit Alida Hisku<br />për dëshminë e thënë troç"
Reagon ish gazetari dhe prezantuesi i RTSH-së. Ja si e kam njohur këngëtaren 
 
Nga Sadik Bejko
 

 
Në vitet 1971-‘73 punoja në redaksinë e krijimtarisë muzikore në Radio Tirana si redaktor tekstesh për këngët. Aty e kam njohur Alida Hiskun. Të rrëmbente me çiltërsinë, me sjelljen e drejtpërdrejtë e pa asnjë drojtje a distancë formale. Ishte e ngrohtë, energjike, e shëndetshme, e freskët. Kalonte nëpër zyrat e studiot e Radios si era e mëngjezit, me të qeshurën e saj që nuk i shqitej nga buzët. Mbi të gjitha Alida shpërndante siguri, vetëbesim.

Ajo ishte një vajzë që e mendonte jetën si diçka të zgjidhur, pa të fshehta, pa dilema. Këto m'u kujtuan kur lexova intervistën e saj. E marr me mend sa ka vuajtur, sa hidhur është zhgënjyer, sa është vrarë. E di që një natyrë e fortë si ajo, di të ngrihet prapë në këmbë, di edhe të falë edhe pse kurrë nuk ka për t'i harruar ata që e ndaluan, e prenë në mes në rrugën e saj të artit e të jetës. Ajo madje ka guximin t'i thotë ato që kanë pësuar gratë shqiptare në dhomat e frikshme të burgjeve dhe të internimeve. Sa gra e vajza janë dhunuar seksualisht veçmas, në grup, me thes në kokë, a duke i zhveshur lakuriq në orgjinë e fëlliqur të atyre që pushtetin e zyrave e ushtronin për të përmbushur epshet e veta. Alida nuk mund të gjejë asgjë në dosjet gjyqësore, por të jetë e sigurtë se dosja operative, dhe dosja e sigurimit, patjetër ka materiale e dokumente për të. Uroj që tashmë ajo të jetë e shëruar në zemrën e saj. E uroj me gjithë zemër.

Lexova dhe pjesën e dytë të intervistës. Më dhembi në shpirt ajo që thuhet. Por është një dëshmi e qëruar, jo me dorashka, gjithçka është e thënë troç! Këto që lexova, jo vetëm më dhembën. Edhe diçka tjetër.... Më bën krenar një grua e tillë.

Më mahnit me guximin. Grua që ka ditur të marrë vendime. Pastaj..

Grua që ka pasur zemër që t'i vërë në jetë vendimet e marra. Grua..., nënë, femër. Kjo po... ia vlen...

Faleminderit Alida!

Kjo është kënga e bukur e jetës tënde… 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!