"Francë 2016", UEFA ndalon
konsumimin e duhanit në stadiume  

"Francë 2016", UEFA ndalon<br />konsumimin e duhanit në stadiume  
UEFA ndaloi konsumimin e duhanit brenda dhe jashtë stadiumeve gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 (EURO 2016) i cili do të mbahet në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga UEFA theksohet se në 10 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e EURO 2016 më 10 qershor - 10 korrik në Francë nuk do të lejohet pirja e duhanit as brenda dhe as jashtë stadiumit.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se vullnetarët dhe punonjësit e sigurisë janë të ngarkuar me detyrën të informojë tifozët në lidhje me ndalimin e pirjes së duhanit. Gjithashtu afërsisht 6 mijë e 500 vullnetarët të cilët do të marrin pjesë në këtë eveniment do të marrin pjesë në programin e trajnimit të UEFA të emëruar "Jo duhanit".

Në kuadër të kësaj ndalese të UEFA-s synohet mbrojtja nga efektet e pirjes së duhanit të tifozëve, futbollistëve dhe punonjësve dhe gjithashtu krijimin një shembulli të mirë për të rinjtë si dhe parandalimin e ndonjë zjarri të mundshëm

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë