"Gjeologjiku", Bozdo: Konflikti me
studentët është i panevojshëm PDF

"Gjeologjiku", Bozdo: Konflikti me<br />studentët është i panevojshëm PDF
Bashkia e Tiranës e ka cilësuar të panevojshëm konfliktin me studentet e Fakultetit të Gjeologjiseë. Nënkryetari Enno Bozdo u shpreh se është qeveria ajo që bashkë me projektin e bulevardit të ri ka bllokuar edhe ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë.
 
 
Deklarata e plotë e nënkryetarit Enno Bozdo

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit, për sa i përket problemit të thellë që ka provokuar vendimi i Këshillit të Ministrave i cili “rrëmben” pronën e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Gjeologji - Minierave dhe ia kalon atë në përdorim Gjykatës së Lartë, në emër të Bashkisë së Tiranës më duhet të sqaroj opinionin publik se ky konflikt i panevojshëm ka ardhur për arsyen e vetme se qeveria shqiptare ka bllokuar ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, një projekt i hartuar nga ekspertët e Komisionit Europian, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe i financuar nga paratë e taksapaguesve evropianë.

Pallati i Drejtësisë, si ndërtesë dhe si kompleks është konceptuar për t’u bërë streha e përbashkët e të gjithë institucioneve të drejtësisë dhe sigurisht edhe të Gjykatës së Lartë. Komisioni Evropian ka alokuar tashmë 15 milionë euro për këtë qëllim, nëpërmjet instrumentit IPA 2012.

Pallati i Drejtësisë është konceptuar jo vetëm që të jetë dinjitoz për shërbimet që ofron por edhe të ketë hapësira dhe infrastrukturën e duhur për qytetarët të cilët i drejtohen institucioneve të drejtësisë.

Por “mëkati” i vetëm i kësaj infrastrukture kaq të nevojshme është se ai është i pozicionuar në anë të bulevardit të ri të Tiranës. Për shkak të konfliktit politik dhe luftës që i ka hapur Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka vendosur të bllokojë bulevardin duke bërë kurban kësaj here edhe Pallatin e Drejtësisë.

Bashkia e Tiranës i kërkon edhe njëherë Edi Ramës të ngrihet në lartësinë e një kryeministri, të lërë konfliktin politik dhe t’u shërbejë interesave të qytetarëve, të mos prekë godinën historike të universitetit dhe të lejojë ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna