"Harrohen" Spanja apo Italia, Shqipëri-Moldavi miqësore më 15 gusht

"Harrohen" Spanja apo Italia, Shqipëri-Moldavi miqësore më 15 gusht
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të luajë përballë Moldavisë miqësoren e 15 gushtit në Tiranë. Lajmi mësohet nga burime pranë FSHF të cilat kanë bërë të ditur se është arritur akordi parimor mes dy federatave.

Në fakt, Moldavia ishte një kundërshtar që po studiohej prej kohësh si alternativë për ndeshjet e majit, para fillimit të kampionatit Evropian. Por duket se moldavët kanë preferuar që një ndeshje të tillë ta bëjnë në gusht, në një periudhë që i intereson edhe kombëtares shqiptare.

Një takim i tillë do të ishte i përshtatshëm edhe për faktin se Moldavia i përngjan Qipros, kundërshtarit të parë të kombëtares shqiptare dhe do të shërbente shumë për të përgatitur ndeshjen kundër tyre. Megjithatë, mbeten ende për t’u mësuar kundërshtarët e mundshëm të miqësoreve të majit, ku FSHF nuk ka bërë të ditur ende asnjë prej emrave, ndonëse vijojnë kontaktet me Arabinë Saudite dhe Kinën.

Duke ndjekur skuadra si Spanja apo Italia, janë harruar kontaktet me vendet e tjera më të “vogla” të cilat kanë gjetur tashmë miqësore dhe refuzojnë ftesat e kuqezinjve.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund