"Huffington Post" del edhe
në versionin gjermanisht

"Huffington Post" del edhe<br />në versionin gjermanisht
BERLIN, 12 shtator /ATSH-AFP/ - Versioni gjerman i "Huffington Post", agjencisë amerikane të lajmeve online, do të do të inaugurohet më 10 tetor dhe pritet të sjellë brenda pesë viteve përfitime prej miliona eurosh, sipas një zyrtari të cituar sot nga shtypi. 

"Faqja e destinuar për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën, publikimi i së cilës online po përgatitet prej disa muajsh, do të bëjë pjesë në grupin e pesë portaleve gjermane më të mëdha të informacionit", deklaroi për të përditshmen "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Christoph Schuh, pronari i grupit mediatik "Tomorrow Focus".

Filiali i grupit mediatik "Hubert Burda" do të ngarkohet me administrimin e faqes, sipas termave të marrëveshjes së partneritetit me grupin amerikan.

Në Gjermani, grupi "Tomorrow Focus" nuk do të investojë më shumë se 3 milionë euro në këtë projekt. 

"Huffington Post" do të punësojë 15 gazetarë në Mynih, 12 prej të cilëve që prej nisjes së projektit. 

Në postin e kryeredaktorit u emërua Sebastian Matthes, i cili vjen nga përvoja në të përditshmen ekonomike gjermane "WirtschaftsWoche".

Marrë nga "ATA"
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit