Sekretari i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Piro Lutaj u shpreh se miratimi i ligjit për Kamerat e Sigurisë erdhi pas dakordësisë së arritur mes PS dhe LSI.
 
Lutaj theksoi se ligjit iu reflektuan ndryshimet dhe ai do të jetë në rendin e ditës të seancës së Kuvendit ditën e enjte.  
 
"Janë parashikuar disa ndryshime, dhe për këto komisioni ka paraqitur raportin për t'ia dërguar Kuvendit në seancë plenare. Shpresojmë që ditën e enjte kjo çështje të jetë në rendin e ditës të seancës plenare", u shpreh Lutaj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com