Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar deklaratën e Presidentit Bujar Nishani për thërritjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për çështjen e kanabisit. 

Rama shkruan në Facebook duke ironizuar se, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it.

Kryeministri publikon dhe letrë Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, i cili vlerësonte punën e Ministrit Tahiri për punën e bërë në luftën ndaj kanabisit.

Statusi i Ramës
"Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!
Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.
Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes.
Suksese✌"