Pas një bashkëbisedimi vërtet 'intensiv' në skenën e SummerFest, ku Luana Vjollca dhe Adrian Gaxha u dukën vërtet të afërt teksa shkëmbenin batuta njëri me tjetrin, dyshja është fotografuar në një plazh në Mal të Zi.

Vajza e ekranit dhe këngëtari kanë qenë të lidhur për një kohë relativisht të gjatë disa vite më parë, por i dhanë fund lidhjes së tyre edhe pse nuk e komentuan kurrë në media.

Tani mbetet për të vërtetuar nëse ribashkimi këtë herë është dashuror apo profesional, sepse siç ka thënë dhe vetë Luana: "Kur bëra rrep me Getoarin, mund të bëj gjithçka".
luana vjollca
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)