Kompjuteri, smartfoni, rrjetet sociale, kodi bankar, posta elektronike dhe biznese të tjera kërkojnë kodet e tyre por jo të gjithë kanë një kod për secilin sistem.

Nga viti 2014 kanë rezultuar kode shumë thjeshta ose një kod i përbashkët për të gjitha sistemet e sipërmendura.

Ashtu si në vitin 2013, ose në vitet e mëparshme kodi më i përdorshëm ka rezultuar seria e numrave “123456” dhe në vendin e dytë qëndron vetë fjala “password” si kod.

Kompanitë e specializuara në siguritë e password-eve kanë ekzaminuar më shumë se 3,3 milionë passworde të vjedhura.

passwordi

Edhe lojërat e ndryshme të sporteve kanë rezultuar shumë të përdorshme dhe në vendin e 8 qëndron thjesht “futboll”.

Në numrin 10 “Formula 1”, numri 21 “superman”, numri 22 “696969” dhe numri 24 “batman”.

Një password sa më i lehtë për t’u mbajtur mend është edhe një password shumë i thjeshtë për t’u vjedhur.

Specialistët këshillojnë që të përdoren në passworde të paktën 8 shkronja dhe në këto karaktere të përdoren numra, simbole, shkronja të mëdha e të vogla.

Bruce Scheiner, specialist i sigurisë infomatike ka këshilluar që të merret një frazë e thjeshtë dhe të përdoren vetëm shkronjat e para të kësaj fraze psh, “çkemi! Jam Albert dhe jam 35vjeç” dhe passwordi do të ishte “ç!JAdhj35v”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)