Socialistët nuk shprehen publikisht për zgjidhjen e ngërçit për Prokurorin e Përgjithshëm të cilin mandati i mbaron mandati në 3 dhjetor.
I pyetur nga Report TV se kush do të jetë kryeprokuror në 4 dhjetor, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ju përgjigj kështu: "Përgjigjen ua jep Kushtetuta, ligji për Prokurorinë dhe Rregullorja për Kuvendin".
Pavarësisht rezervimit të Manjës për të mos ndarë informacione, Report TV ka mësuar se Partia Socialiste po përgatitet që të nisë shpejt procedurat parlamentare për të komanduar një prokuror të përkohshëm në vend të Llallës deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. "Në ditët në vazhdim dhe kjo çështje në zbatim të dispozitave kushtetuese do gjejë zgjidhje Kush janë këta Prokurorë, kush ua ka dhënë këtyre Prokurorëve pushtetin që të sillen me drejtësinë si tregtarë pazaresh, kush është pas gjithë këtyre kukullave, këtij teatri të neverishtshëm me drejtësinë si mjet për të sulmuar dhe mbrojtur në emër të interesave politike korruptive që fyejnë Shqipërinë, popullin dhe Drejtësinë. Prokuroria në këto çështjë po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg, madje e di e gjithë Tirana po të doni. Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë", thotë deputeti socialist.
/Shqiptarja.com

Manja denoncoi sërish mbylljen e hetimit për dosjen e privatizimit të CEZ nga prokuroria. Edhe pse dosja është mbyllur në fund të shtatorit, PS i mëshon fuqimisht kësaj çështje tashmë kur Adriatik Lalla është në ditët e fundit të mandatit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO