Filmi do të shfaqet në qershor të vitit 2017 dhe tregon historinë e Bujar Savës, i cili në moshë të vogël u bë dëshmitar i vdekjes tragjike të prindërve të tij pasi u rrënuan ekonomikisht nga skemat piramidale të fillim viteve ’90 në Shqipëri.
Bujari bëhet efektiv i forcave speciale të policisë dhe merr misionin për të rrëzuar bosin e mafias së Lazaratit. “Jemi shumë të emocionuar për këtë film që do të jetë debutimi i studios sonë”, thotë Issa Zaroui, producenti ekzekutiv i “Mercury Films”, një studio hollivudiane.
Kasti i aktorëve shqiptarë do të përbëhet nga Albana Osmani, e cila do të ketë një rol kryesor në këtë projekt, Jonida Vokshi dhe Ermal Mamaqi, roli i të cilëve nuk është bërë ende i ditur. Mendohet se filmit do i bashkohet edhe Blerim Destani.
Do të ketë edhe aktorë rusë si Konstantin Khabensky, Elizaveta Boyarskaya, Dmitry Nagiev dhe Ivan Makarevich./TCH
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)