TIRANE- Berisha humb përkrahjen e tij në çështjen e Lazaratit. Duke reaguar kundër qeverisë përsa i përket aksionit të policisë në Lazarat, ndjekësit e tij në “facebook” kanë vijuar me akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit që deri para një viti e shihnin si idhull. Konkretisht në një përllogaritje të thjesht nga 620 komente që i kanë vajtur Berishës për postimin që ka bërë për Lazaratin, rreth 500 prej tyre kanë qenë kundër tij, madje disa kanë kaluar deri në ofendim personale.
Statusi i Berishës kishte të bënte me akuza ndaj aksionit të policisë ku shkruante se po ushtrohej terror ndaj qytetarëve të Lazaratit. “Policia në kundërshtim flagrant me ligjet dhe rregullat në kontrollin e banesave përmbys dhe thyen orendi, mobilie, hap dhe mure, nxjerr forcërisht jashtë banorët, fëmijët, gratë, të sëmurët nga shtëpitë e tyre dhe nuk i lejon edhe pas kontrollit të kthehen aty.
Ajo, me urdhër të Ramës, lejon vetëm dy televizionet e kontrolluara prej tij, (Top-channel dhe A1 Report) që të ndjekin operacionet e saj. Në pjesën më të madhe të komunës është ndërprerë energjia dhe interneti. Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë natës ajo ka hapur shtegun për largimin e grupimeve kriminale më të rrezikshme dhe bosëve kryesorë të trafikut, të cilët nuk i futi në listën e 26 personave të kërkuar, duke dëshmuar lidhjen e këtyre grupeve me qeverinë”,- shkruan Berisha në statusin e tij në “facebook”.
Por, pak çaste pasi Berisha shkroi këtë status, reagimet e ndjekësit e tij të cilët shkojnë rreth 1 milion kanë shprehur rezerva të forta ndaj tij, ku si kryefjalë kishin punën e bërë nga Berisha në 8 vote për të ndërhyrë në Lazarat. Konkretisht në këto reagime shkruheshin se Berisha duhet të jepte mbështetjen për policinë e shtetit dhe punën e qeverisë pasi për 8 vite nuk bëri asgjë, vetëm lejoj lulëzimin e hashashit.
“Si s’po të vjen turp që të krekosesh kështu? Në vend që të përkrahësh aksionin e forcave policore dhe prurjen e rendit në Shqipëri. Si s’të vjen turp. Që të shprehesh kështu. Të isha në vendin tënd isha larguar sa më shpejt nga Shqipëria se po shihet që ti e paske shkatërruar atë”,- shkruhet në komentet që janë bërë në statusin e Berishës në “facebook”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com