Në emër të Forcave të Armatosura dhe të Ministres së Mbrojtjes , Kodheli shkruan në faqen e saj në “Facebook” se është mirnjohëse pa fund ish-oficerit të Forcave të Armatosura për kontributin e dhënë në misionet ndërkombëtare dhe tashmë edhe për kontributin e tij në vendosjen e shtetit ligjor.
“Ngushëllimet më të thella për familjen e Ibrahim Bashës, oficer i Policisë së Shtetit, që humbi jetën në Lazarat në krye të detyrës.
Basha, ish-oficeri i Forcave të Armatosura deri para pak muajsh, njeriu i cili nuk kurseu kontributin e tij për atdheun, sot nuk gjendet me mes nesh.Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes i janë mirënjohëse pa fund për kontributin e dhënë për valvitjen krenar të flamurit shqiptar në botë dhe tanimë edhe për kontributin e tij në vendosjen e shtetit ligjor.
U prefsh në paqe Ibrahim!- shkruan Kodheli në Facebook
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)