"Lazarati", SHBA-BE: Autorët të
dënohen me gjithë fuqinë e ligjit

"Lazarati", SHBA-BE: Autorët të<br />dënohen me gjithë fuqinë e ligjit
TIRANE - Ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Evropian kane reaguar ne lidhje me sulmin ne Lazarat, duke shprehur mbeshtetje ndaj Policise se Shtetit e duke bere apel per venien para drejtesise te autoreve dhe denimin maksimal te tyre. 

SHBA: Të dënohen  me gjithë fuqinë e ligjit autorët
Ambasada e SHBA në vendin tonë i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese shqiptare që të vënë para drejtësisë e të dënojnë autorët e sulmit të armatosur në Lazarat që i mori jetën një efektivi të RENEA-s e plagosi dy kolegë të tij.
 
Ambasada e në deklaratën e saj zyrtare me ngushëllime për oficerin e rënë në detyrë Ibrahim Basha, duke theksuar edhe detyrën e tij në misionet me forcat e NATO-s në Afganistan.
 
I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha – anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan – i cili u vra në Lazarat sot. Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u plagosën në krye të detyrës. Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës.

BE: Pershendesim kurajen e oficere. Mbeshtesim fuqimisht ata qe punojne per ligjin
Përshëndesim kurajën e oficerëve shqiptarë! Me këtë mesazh inkurajues dhe mbështetës ndaj uniformave blu, delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë ka shprehur ngushëllimet për familjen e oficerit të vrarë të RENA-s në operacionin e mëngjesit të sotëm në fshatin e Lazaratit.
 
Në një deklaratë zyrtare BE thotë se oficeri humbi jetën në një operacion kundër trafikimit të drogës në Lazarat, e thekson më tej se do të vazhdojë mbështetjen “për të gjithë ata që punojnë për zbatimin e shtetit ligjor”.
 
Deklarata e delegacionit te BE-së
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dëshiron të shprehë ngushëllime të sinqerta për familjen e oficerit të vrarë të policisë dhe keqardhje për oficerët e plagosur në operacionin e mëngjesit të sotshëm kundër trafikimit të drogës në Lazarat. Ne përshëndesim kurajën e oficerëve shqiptarë të policisë që po i shërbejnë vendit të tyre duke e çuar përpara luftën kundër trafikut të drogës dhe do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht të gjithë ata që punojnë në Shqipëri për zbatimin e shtetit ligjor.

Ambasada Italiane: Mbështetje autoriteteve në luftën kundër krimit 
Ambasada e Republikës Italiane, në Tiranë i është bashkuar sot përfaqësive të tjera diplomatike të akredituara në kryeqytet duke i shprehur ngushëllimet familjes së oficerit të policisë i cili mbeti i vrarë sot ne Lazarat ne jug te vendit.

Ambasada Italiane i gjendet pranë familjarëve të dy policëve të cilët mbetën të plagosur gjatë kryerjes së një operacioni në Lazarat, duke ju referuar një deklarate që kjo ambasadë shpërndau për shtypin të merkurën pasdite .

Ambasada e Italisë njëkohësisht konfirmon mbështetjen e saj ndaj Autoriteteve shqiptare në luftën e tyre kundër krimit të organizuar.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve