"Le Monde": Pse qeveria e Ramës
po vonon përgjigjen ndaj SHBA-ve
Gazeta franceze “Le Monde” bën një analizë të së shkuarës së Shqipërisë në asgjësimin e armëve kimike, si dhe situatës në të cilën gjendet qeveria e Edi Ramës përpara kërkesës amerikane për asgjësimin e armëve kimike të Sirisë.
PARIS - Gazeta franceze “Le Monde” përveç prononcimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati mbi kërkesën e SHBA për arsenalin e armëve kimike nga Siria, bën dhe një analizë të së shkuarës së Shqipërisë në këtë fushë, si dhe situatës në të cilën gjendet qeveria shqiptare e Edi Ramës.
KUJDESI I QEVERISË SHQIPTARE Në rastin e arsenalit kimik sirian megjithë peshën e stoqeve dhe kushteve të sigurisë në Shqipëri mbartin një dimension tjetër. Por koha e pritjes po mbaron për Uashingtonin. Organizata për shkatërrimin e armëve kimike (OIAC) ka lajmëruar që inspektorët e saj, të cilët kanë mbërritur në Siri prej një muaji kanë përcaktuar si stoqe 1 000 tonë lëndë kimike dhe 290 tonë armë kimike të deklaruara nga Damasku.
Këshilli ekzekutiv i OIAC duhet të përfundojë një kalendar deri në 15 nëntor. Zyrtarisht, Uashingtoni mbetet optimist mbi aftësitë për të respektuar afatin e 30 qershorit 2014, afat kur duhet të përfundojë shkatërrimi i armëve kimikr. Për momentin, qeveria shqiptare mbetet shumë e kujdesshme në shprehjen e saj. Ajo po përballet me një situatë komplekse. I ardhur në detyrë si kryeministër në 15 shtator pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet legjislative të qershorit, socialisti Edi Rama do të ruajë orientimin e tij atlantik dhe proeuropian të vendit.
Duke figuruar mes vendeve më të varfra të Europës, Shqipëria ka nevojë për mbështetje perëndimore. Por konsiderata të tjera hyjnë njëkohësisht në të njëjtën linjë për t’u marrë në konsideratë dhe shpjegojnë dhe mungesën e një përgjigjjeje publike pas shumë ditësh ndaj kërkesës amerikane.
Në fakt, dy ditë pas marrjes së detyrës, Edi Rama vendosi të ndalë importin e mbetjeve toksike, të rrezikshme ose jo, duke mbajtur kështu një angazhim elektoral mbi një çështje me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri.
Në nëntor 2011, qeveria e qendrës së djathtë e Sali Berishës kishte autorizuar importimin e 55 produkteve toksike, duke provokuar zemërimin e organizatave të mbrojtjes së mjedisit.
Më tej gazeta “Le Monde” kujton reagimet e shoqatave mjedisore në Shqipëri dhe ngjarjen e Gërdecit, e cila provokoi 26 të vdekur.
Marrë nga "Le Monde" me shkurtime
Përgatiti: Magdalena Alla
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44